Fshati Krushevë e Vogël ose tani mund të quhet edhe paralagje e qytetit të Klinës , prej sot është bërë me rrugë të asfaltuar. Me gjatësi prej 880 metra dhe gjerësi prej 4 metra , komuna e Klinës ka participuar me vlerë prej 40. 844.00 në fazën e parë të këtij projekti.
Kryetari i komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, tha se është komplet investim i komunës se Klinës , dhe i kemi dhenë prioritet që kjo rrugë që shkon deri te varrezat të asfaltohet , sepse janë varreza 300 vjeçare ,dhe ka qene nevojë e qytetareve të këtij fshati. Bashota ka premtuar se projekti do të vazhdoj edhe në pjesën e poshtme të fshatit.
Dr. Jak Gjergjaj ,i cili ka kontribuar me lëshimin e hapësirës prej një metër e gjysme të pronës së tij, me gjatësi prej 3 hektarë ,ka thënë se është një punë e vlefshme nga ana e komunës por edhe qytetarëve të këtij fshati. Unë konsideroj që ka qenë e domosdoshme të lëshoj këtë hapësire nga prona ime, sepse kjo rrugë është shumë e vjetër dhe të qon drejt e te varrezat e këtij fshati që janë më të vjetrat në rajon.
Tomë Gjergjaj, përfaqësues i fshatit Krushevë e Vogël , ka falënderuar komune e Klinës , për kontributin e dhënë , ai ka thënë se komuna ka filluar të kontriboj me vendosjen e urës e tani po vazhdon edhe me rrugët e këtij fshati.
Ndërsa , menaxheri i kompanisë përfituese AIM nga Klina , Arben Maloku ka thënë se, siç çdo rrugë tjetër që e kemi kryer me përgjegjësi edhe kjo rrugë do të kryhet me kualitet sipas standardeve dhe sipas paramasave.
