Komuna e Klinës, përkatësisht Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, ka përfunduar takimet konsultative me qytetarë, për të filluar hartimin e Planit Zhvillimor Komunal 2023-231.
Kjo drejtori ka arritur t’i realizojë nëntë takime në fshatrat Sferkë, Gllarevë, Jashanicë, Drenoc, Grabanicë, Zajm, Budisalc dhe Zllakuqan, bashkërisht me banorët e lokaliteteve tjera afër.
Drejtori i Urbanizmit, z. Enver Berisha, gjatë takimeve ka prezantuar rëndësinë e këtij plani i cili përcakton zhvillimet ekonomike dhe hapësinore për tërë komunën tonë e po ashtu përcakton edhe prioritetet e infrastrukturës për tetë vitet e ardhshme, si: kanalizimet, ujësjellës dhe shumë elemente të tjera.
Grupi punues i këtij plani është në fazën e mbajtjes së takimeve konsultative të tjera shtesë dhe mbledhjes së mendimeve, propozimeve dhe vërejtjeve gjatë procesit të planifikimit dhe hartimit të këtij plani.