Kryetari i Komunës së Klinës,Zenun Elezaj i ka pritur në takim katër nxënës të komunës sonë që kanë arritur rezultate të larta në gara kombëtare dhe ndërkombëtare. Me këtë rast, atyre iu ndanë mirënjohje dhe nga një shpërblim financiar prej 500 eurosh.
Teuta Marku, Tana Camaj, Dinela Gashi dhe Erdi Selimi janë dalluar në fusha të ndryshme – nga sporti, kimia e matematika, deri te gjuha angleze – duke përfaqësuar me dinjitet Klinën dhe Kosovën.
Sukseset e tyre janë shembull i punës, talentit dhe përkushtimit të rinisë sonë.