Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë, është mbajtur sot seanca e pestë e rregullt e punës për vitin 2023.
Në punimet e kësaj seance është miratur edhe rritja e numrit të bursave për studentë në gjithsej 60.
Në mungesë të kryesuesit të Kuvendit, seancën e udhëhoqi këshilltari, z. Valmir Bacaj dhe të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, nënkryetarja, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, anëtarë të Kuvendit, drejtorë të Drejtorive, komandanti i Policisë, rajonit në Klinë, Ragip Bytyqi, përfaqësues të OSBE-së dhe media.
- Bacaj, hapi punimet e seancës me këtë rend dite:
- Arsyetimi i mungesave,
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa,
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të DKA-së për ndarjen e bursave për studentë dhe formimin e komisionit për ndarjen e tyre (ref. nga DKA)
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të DUMM për inicimin e procedurave për ndryshimin dhe plotësimin e Hartës Zonale të Komunës së Klinës (ref. nga DUMM)
- Vënia në diskutim publik të Draft-Kornizës Afatmesme Buxhetore 2024-2026,
- Pyetje dhe përgjigje.
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit.