Janë asfaltuar edhe tri rrugë në Komunën e Klinës, dy në qytetin e Klinës, rruga “Mic Sokoli” dhe rruga “ Kuvendi i Lezhës”, si dhe një rrugë në fshatin Gjurgjevik të Madh. Mbarëvajtjen e punimeve e ka përcjellë nga afër kryetari Bashota, i cili ka uruar banorët për rrugët e asfaltuara.
Së shpejti pritet edhe asfaltimi i dy rrugëve tjera në qytetin e Klinës, derisa është duke u punuar edhe në projekte tjera në infrastrukturën rrugore në Kerrnicë e Klinafc. Janë duke u realizuar edhe projekte në fushën e bujqësisë, të arsimit dhe segmente tjera.