Projekti është financuar nga Banka Botërore .
Kryetari i komunës Sokol Bashota në një takim pune me kryeshefin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës Prof. Dr. Murat Meha kanë nënshkruar marrëveshjen për Mirëkuptim mes dy institucioneve lidhur me riinxhinjerimin e hapësirave të Zyrave Kadastrale Komunale në Klinë. Projekti është financuar nga Banka Botërore , RECAP, i cili bën rregullimin e plot të sistemit të kadastrës, ngritjen e kapaciteteve , rregullimin e regjistrimit të drejtave pronësore, hartimin dhe forcimin e komikes ligjore dhe funksionalizimin e plot të Zyrave Kadastrale Komunale. Projekti implementohet nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.