85 familje kanë përfituar nga komuna e Klinës , për nevojat e riparimit të shtëpive.
85 familje kanë përfituar nga komuna e Klinës , për nevojat e riparimit të shtëpive. Esat Raci – drejtor i Shërbimeve me Publikun tha se : Janë ndarë 55 mijë euro nga buxheti komunal për t’i ndihmuar familjet me nevojë për riparim të shtëpive.
Kjo shumë, nuk është e mjaftueshme për të gjitha nevojat që kanë qytetaret ,por raste të tilla ka mjafte shumë dhe se çdo ditë përballemi me familjare që kanë nevoja të tilla. Shuma e mjeteve që do të përfitoj një familje është nga 500 deri 1000 euro, material ndërtimor. Njëherë , Raci është edhe kryetar i komisionit komunal për ndarjen e mjeteve për material ndërtimor, dhe se çdo kërkese do të verifikohet, do të ketë edhe vlerësime në terren, në mënyre që përfituesit të jenë sa me real. Është viti i dytë që komuna e Klinës , ndanë mjete nga buxheti komunal për kategoritë e tilla. Kërkesat janë të mëdha , por sado pak mundohemi të zbusim gjendjen që është. Ata që kanë nevojë i ftoj të bëjnë kërkesë ka thënë drejtori i Shërbimeve me Publikun në komunën e Klinës Esat Raci.