Shuma e ndarë nga komuna është 60 mijë euro.
Stadiumi i qytetit të Klinës “18 Qershori” ka filluar të merr një pamje krejtësisht ndryshe fal investimeve që po i bënë komuna e Klinës. Drejtori i Urbanizmit z. Baki Gashi, i cili i ka inspektuar punimet që janë duke u kryer në rregullimin e zhvëeshtoreve dhe dhomave tjera ndihmëse në Stadiumin e Futbollit “18 Qershori” në Klinë, ka thënë se projekti është në përfundim e sipër dhe se komuna po ju krijon kushte më të mira për klubin e futbollit. Për ketë projekt komuna e Klinës ka investuar 60 mijë e 151 euro. Tashme me fillimin e sezonit të ri vjeshtor të Kampionatit të Kosovës në futboll në Ligën e Parë të Kosovës, futbollistët e Dukagjinit do të kenë hapësira me të mira dhe komode. Sivjet parashihet edhe rregullimi i tribunave.