Komuna e Klinës sot ka hapur dyert për qytetarët e saj në kuadër të aktivitetit “Komuna e Hapur”, aktivitet ky ku qytetarët kanë mundësi që nga afër dhe në mënyrë tërësisht jo-formale të vizitojnë Kryetarin e Komunës Prof. Dr. Zenun Elezaj, strukturat udhëheqëse dhe zyrtarët e tjerë.
Me këtë rast, Komuna ndaj qytetarit do të kontribuoj me debate dhe diskutime më qëllim të promovimit të një qeverisje transparente dhe llogaridhënëse.
Ky aktivitet organizohet nga stafit i Komunës së Klinës në bashkëpunim më OJQ KOHA dhe financohet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.