Bashkëpunimi i komunës së Klinës me USAID AKT, RTC , po vazhdon me projekte të ndryshme. Projekti i radhës që është përkrahur nga Kryetari i komunës së Klinës,z. Sokol Bashota gjatë takimi që e zhvilloi me përfaqësuesit e USAID-it AKT,RTC, është Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendim marrëse.
Në kuadër të këtij projekti për pjesëmarrje aktive të qytetarëve në proceset vendim marrëse, do të krijohet një grup punues prej 13 anëtarëve. Grupi do të ketë ketë përbërje si : tre anëtarë do të jenë nga komuna, dy nga fshatrat dhe tetë nga të ndryshëm si , komuniteti i biznesit, OJQ, grupi i grave, grupi i të rinjve etj, ku prej 13 anëtareve 30% duhet ë jenë nga gjinia femërore dhe 30% nga mosha rinore. Këta persona që do të përzgjidhen do të intervistohen dhe roli i këtij grupi fillimisht është që do ti ngrisin nevojat e komunitetit dhe pastaj do të ketë edhe trajnime.
Projekti fillon nga dhjetori i këtij viti dhe do të vazhdojë deri në shtator të vitit 2016.