Në qytetin e Klinës vazhdon rregullimi i infrastrukturës rrugore për të bërë sa me të lehtë lëvizjen e qytetarëve. Komuna e Klinës, që udhëhiqet nga kryetari Sokol Bashota, në bashkëpunim me IOM-in kanë bashkëfinancuar në shtrimin e dy rrugëve me kubëza në qytetin e Klinës, saktësisht rrugën “ Dëshmorët e Rosujës” dhe “ Marije Shllaku”. Baki Gashi, drejtor i Urbanizmit në Komunën e Klinës, njofton se, rrugët janë të gjatë rreth 400 metra për të cilat janë investuar 24 mijë euro nga Komuna dhe IOM-i. “ Është ky një projekt i rëndësishme që ndikon në mirëqenien e qytetarëve tanë. Bashkëpunimi me organizatat e huaja po jep frytet e veta pozitive siç është edhe ky projekt”, ka thënë Gashi. Klina ka shtruar edhe disa rrugë të tjera me kubëza dhe asfalt ndërkohë që deri në fund të këtij viti pritet edhe asfaltimi i disa rrugëve tjera që kanë paraqitur problem në lëvizjen e qytetarëve.