Zyrtarisht kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës Klinavc-Gjurgjevik i Vogël që lidhet me aksin rrugor Klinë-Skenderaj,projekt i bashkëfinancuar nga Komuna e Klinës dhe USAID-i.
Në ceremoninë përuruese, kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka thënë se bashkëpunimi i mirë që kemi me donatorë po jep frytet e veta pozitive siç është rasti i asfaltimit të kësaj rruge.
Ata që i jan gëzuar më së shumti këtij projekti janë banorët të cilët kanë falënderuar kreun e Komunës së Klinës për punën që po bënë për ti dalë në ndihmë popullatës.