Komiteti për Shërbime Publike në Komunën e Klinës ka mbajtur sot takimin e tret me radhë. Në takim ishin të pranishëm Kryesuesi, Kolë Prenaj, Drejtori i Inspektoratit, Petrit Bekaj dhe anëtaret e komitetit.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi gjendjen e transportit publik dhe strategjinë e rrugëve lokale, gjendjen e infrastrukturës në zonën urbane dhe ato lokale. Në këtë takim u theksua mungesa e stacionit të autobusëve si dhe i paraqiten rekomandimet e tyre si komitet që Komuna e Klinës, të pajiset sa më shpejtë më shenja të komunikacionit.