KFOR-i përkatësisht LMT-ja e përkrah bashkëpunimin e komunës së Klinës me LMT-në dhe jam shumë i lumtur kur dëgjoj fjalë të mira për KFOR-in Slloven ka thënë nënkoloneli Kalič.
Gjatë vizitës së komandantit të LMT-së- Brigada Shumëkombëshe Perëndim në Pejë , nënkolonel Franc Kalič, kryetari i komunës Sokol Bashota është shprehur se: ishte një vizitë joformale ku patëm rastin të njihemi me komandantin e LMT-së nënkolonelin Franc Kalič . Njëherë kreu i komunës Bashota e ka falënderuar kolonelin Kalič për vizitën dhe tha se: të flasim për raportet e komunës me KFOR-in përkatësisht LMT-në është e tepërt . Për LMT-në ka qenë një përparësi gjuha, që nuk kanë pasur nevojë për përkthyes po kanë komunikuar drejt për drejt me qytetaret pa dallim etnik, që është mirëprit nga qytetarët dhe ne i falënderojmë për bashkëpunim dhe shpresojmë të vazhdoj ky bashkëpunim edhe në të ardhmen ka thënë kreu i komunës Bashota. 

Ndërsa, nënkoloneli Franc Kalič është shprehur se qëllimi i vizitës sime është që të njihem me kryetarin e komunës Sokol Bashota dhe të shoh për së afërmi zhvillimet në komunën e Klinës. KFOR-i përkatësisht LMT-ja e përkrah bashkëpunimin e komunës së Klinës me LMT-në dhe jam shumë i lumtur kur dëgjoj fjalë të mira për KFOR-in Slloven ka thënë nënkoloneli Kalič.