Kryetari i komunës së Klinës, z. Sokol Bashota e ka pritur për një vizitë Komandantin e KFOR-it, MNBG-West-Peja, kolonel Giagheddu Giovanni, duke uruar për mandatin e ri dhe që të ketë suksese në karrierën e tij. Gjatë këtij takimi kryetari Bashota e ka njoftuar kolonelin Giovanni rreth zhvillimeve dhe të arriturave në komunën e Klinës dhe e falënderuar për angazhimin dhe bashkëpunimin si dhe investimet që KFOR-i Italian i ka bërë në Komunën e Klinës. Si rezultat i bashkpunimit shumë të mirë me shtetin Italian , Komuna e Klinës është binjakzuar edhe me një komunë në Itali, si Greve di Chianti ka thënë Bashota.
Ndërsa, kolonel Giagheddu Giovanni, ka thënë se:Jemi të kënaqur me bashkëpunimin që Komuna e Klinës e ka me KFOR-in Italian. Ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në mandatin tim dhe KFOR-i Italian do të jetë gjithmonë i gatshëm për bashkëpunim me Komunën e Klinës.