Kryetari i komunës së Klinës, z. Sokol Bashota e ka pritur për një vizitë Komandantin e KFOR-it, MNBG-West-Peja, kolonel Salvatore Alessandro Sarcia . Gjatë këtij takimi kryetari Bashota e ka njoftuar kolonelin , Salvatore Alessandro Sarcia, rreth zhvillimeve të fundit në komunën e Klinës,dhe e ka falënderuar për angazhimin dhe bashkëpunimin që e kanë KFOR-i Italian, me komunën e Klinës. Bashota e ka uruar kolonelin Sarcia , për mandatin e ri që të ketë suksese në karrierën e tij.
Ndërsa, koloneli Sarcia , është shprehur se komuna e Klinës , është e para nga komunat e dukagjinit që po e vizitoj në fillimin e mandatit tim. Bashkëpunimi i komunës së Klinës, me KFOR-in Italian , do të vazhdoj edhe në mandatin tim, sepse kam dëgjuar shume fjalë të mira për punën tuaj si kryetar dhe për bashkëpunimin e komunës tuaj me KFOR-in. KFOR-i Italian do të jetë gjithmonë i gatshëm për bashkëpunim me komunën e Klinës.