Emiliano tha se një ndër projektet e KFOR-it për vitin 2011, është edhe projekti për “Ndërmarrjen për grumbullimin e qumështit” , ku do të sjellim makinat për mjeljen e lopëve dhe makinat për ruajtjen e qumështit .
Kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota e priti për vizite komandantin e KFOR-it Italian, Carlo Emiliano duke i uruar mirëseardhje në mandatin e ri në shërbim të KFOR-it Italian. Gjatë këtij takimi kreu i komunës Bashota e ka njoftuar komandantin e KFOR-it, Emiliano rreth të arriturave dhe për sigurinë e në komunën e Klinës. Qytetarëve të komunitetit serb, në komunën e Klinës kemi arritur t’u garantojmë lëvizjen e lirshme . Ata dalin lirshëm si në treg , te mjeku dhe për çdo nevojë që kanë, si çdo qytetar tjetër ka thënë Bashota. Po ashtu, kryetari Bashota shprehu falënderim të veçante për kontributin e dhënë nga KFOR-in Italian në komunën e Klinës, si në infrastrukturë ,ujësjellës, arsim etj. Bashota e ka njoftuar komandantin e KFOR-it Italian ,Carlo Emiliano edhe për fabrikën e djathit që do të ndërtohet në fshatin Deiq, ku ka financuar Bashkimi Evropian dhe OJQ- RTM nga Italia, ku vendin për këtë fabrikë e ka siguruar komuna e Klinës.

Komandanti i KFOR-it Italian, Carlo Emiliano u shpreh se është takimi i pare i mandatit tim me kryetar të komunave dhe kam kënaqësinë që jam njoftuar me kryetarin e komunës së Klinës Sokol Bashota, me të cilin KFOR-i ka bashkëpunim shumë të mirë dhe ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Në komunën e Klinës kemi bërë projekte edhe me parë dhe kemi projekte që do të bëhen edhe në të ardhmen. Emiliano tha se një ndër projektet e KFOR-it për vitin 2011, është edhe projekti për “Ndërmarrjen për grumbullimin e qumështit” , ku do të sjellim makinat për mjeljen e lopëve dhe makinat për ruajtjen e qumështit . Ky projekt nuk do të vetëm si një lloj ndihme por do të jetë edhe mundësi për punësim ka thënë Emiliano. Rreth sigurisë, Emiliano është shprehur, se KFOR-i , është këtu për siguri, dhe e ka për detyrë që të gjithë qytetareve t’iu siguroj lëvizjen e lire duke bashkëpunuar me Policin e Kosovës.