Komuna e Klinës ka nënshkruar marrëveshje binjakëzimi me komunën Quinto di Treviso nga Italia. Ceremonia solemne u mbajt në Kuvendin e Komunës, në prani të kryetarit të Komunës, Zenun Elezaj,kryesuesit të Kuvendit,Fadil Gashi, anëtarëve të kuvendit, përfaqësuesve fetarë, mysafirëve nga Italia dhe bashkatdhetarëve. Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i Quinto di Treviso, z. Ivano Durigon.Ky binjakëzim synon forcimin e miqësisë dhe zhvillimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si: ekonomia, arsimi, kultura, rinia, sporti dhe shëndetësia. Një rol të rëndësishëm në këtë lidhje ka luajtur edhe komuniteti shqiptar që jeton e vepron në Itali, i cili ka dhënë kontribut të madh në ndërtimin e urave të bashkëpunimit.Nga kjo marrëveshje pritet që të hapet një kapitull i ri partneriteti, duke sjellë rezultate konkrete për të mirën e qytetarëve të të dy komunave.