Komuna e Klinës shpreh shqetësimin për trajtimin jo të duhur që po i behët kryetarit të Komunës së Skenderajt, z Sami Lushtaku dhe ka vendosur që me 25 janar 2016 duke filluar nga ora 08:00 deri në 10:00 do të mbajnë greve solidarizuese me z. Lushtaku duke mos ofruar asnjë shërbim për qytetarët e Komunës së Klinës. Të gjithë punëtorët do të qëndrojnë në vendet e tyre të punës por nuk do të ofrojnë shërbime për qytetar. Më këtë rast shprehet edhe shqetësimi për trajtimin e padrejtë dhe johuman të Kryetarit Sami Lushtaku. Kërkohet nga Presidentja e Kosovës, Avokati i popullit dhe institucionet e tjera relevante, që të reagojnë karshi shkeljes së rëndë të të drejtave elementare njerëzore ndaj z. Lushtaku.