Me rastin e shënimit të kampanjës globale “16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”, Komuna e Klinës, përkatësisht Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim me EULEX-in dhe organizatën ASSIST Kosovo, për të adresuar sfidat e dhunës gjinore dhe për të promovuar ndërgjegjësimin dhe respektimin e të drejtave të grave në shoqërinë tonë kanë organizuar nisma të rëndësishme që synojnë të mobilizojnë komunitetin lokal dhe autoritetet për të krijuar një ambient më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë.
Këtyre aktiviteteve ju parapriu marshi kundër dhunës me bazë gjinore, i cili filloi te ndërtesa e Komunës së Klinës, duke vazhduar deri te shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Motrat Qiriazi”.
Aktivitetet vazhduan me demostrim e lojës ragbi për femra në palestrën e sporteve të shkollës IAAP “Fehnmi Agani”, shfaqja e filmit dokumentar “Back Lash” në shtëpinë e kulturës “Jehona e Dukagjinit”, paneli i diskutimi “Misogjenia në Epokën Digjitale si dhe në fund ekspozita e fëmijëve te shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Atë Shtjefën Gjeçovi” dhe koktej rasti.
Në këto takime morën pjesë nënkryetarja e komunës së Klinës, znj. Marqe Tanushi Selmanaj, zyrtarja për Barazinë Gjinore, znj. Vitore Zefi, këshilltarja e EULEX-it për çështje gjinore, znj. Chiara Tagliani, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Fatjona Gashi, drejtoresha e shkollës fillore “At Shtjefën Gjeçovi” në Zllakuqan, znj. Besarta Nrecaj, përfaqësuesja nga stacioni policor në Klinë, znj. Shehrije Millaku nga Qendra për Punë Sociale si dhe gra të tjera pjesëmarrëse të institucione tjera si dhe Radio Alba.




