Komuna e Klinës, në mbështetjen e Misionit të OSBE-së, ka krijuar një mekanizëm koordinues kundër dhunës në familje. Zyrtarët komunalë, Qendra për punë sociale, përfaqësues të shoqërisë civile, Policia e Kosovës, Gjykata Themelore dhe QKMF , së bashku ditën e mërkurë kanë mbajtur një takim pune ku është nënshkruar marrëveshja për themelimin e mekanizmit dhe është diskutuar mundësia për të zhvilluar dhe miratuar një Plan Veprimi kundër dhunës në familje që do të reflektojnë specifikat e komunës së Klinës .