Kostoja e punimeve të gjashtë rrugëve të qytetit është : 88.880.00€
Kanë nisur punimet në gjashtë rrugë të qytetit të Klinës. Rruga “Mulla Ilaz Broja” , me gjatësi prej 500m dhe gjerësi 4m. Rruga në lagjen Drenica , gjatësi 170m dhe gjerësi prej 4m. Rruga në lagjen e Marlekëve , gjatësia 550m dhe gjerësi 4m. Rruga “ Ali Berisha” , gjatësia 185m dhe gjerësia 5m. Rruga në lagjen “Arbëria “, gjatësia 450m dhe gjerësia 4m. Si dhe rruga “Ukë e Shaban Sadiku”, gjatësia 165 dhe gjerësia 5m.
Asfaltimi i këtyre gjashte rrugëve planifikohet te behet brenda afatit te caktuar prej 30 ditë.
Kompania përfituese e këtyre punimeve është shpk AIM nga Klina.