Sot, në ambientet e objektit të Komunës së Klinës, është bërëpritja solemne, e mysafirëve dhe nxënësve pjesëmarrës nëOlimpiadën Mbarëkombëtare të matematikës, e cila këtë vit do të mbahet në komunën e Klinës.
Po ashtu, të gjithë mysafirët dhe nxënësit janë akomoduar sipas planifikimit të bërë nga komuna.
Komuna e Klinës, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, ka bërë të gjithë përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e kësaj gare, e cila për herë të parë organizohet në Komunën e Klinës.
Kjo është hera e 24-të që organizohet kjo garë, ndërsa do të marrin pjesë rreth 150 nxënës nga të gjitha trojet shqiptare të klasave të VII, VIII, IX.