Kryetari i Komunës së Klinës ,Prof.dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Shërbime Emergjente, Ibër Elezaj , zyrtarin për Mjedis , Dardan Bashota si dhe menaxheri i kompanisë “ Ambienti”, Tahir Morina, sot kanë marr pjesë në konferencën e nivelit të lart për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë, “Gara për Mjedis të Pastër”, ku Klina përfitoj vlerën prej afër 300 mijë eurove.
Komuna e Klinës, ka përfituar vlerën prej afër 300 mije eurove, në kuadër të garës për mjedis të pastër nga Qeveria Gjermane, përmes Agjencisë Gjermane për Zhvillim (GIZ), ku kanë qenë të përfshira 17 komuna të Kosovës.