Klina përfiton 7 projekte infrastrukturore nga Ministria e Infrastrukturës
Kryetari i Komunës së Klinës, prof.dr. Zenun Elezaj, dhe Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për financimin e projekteve infrastrukturore nga MIT në Komunën e Klinës gjatë vitit 2019 në vlerë prej 950 mijë euro.
Më rastin e nënshkrimit të këtij Memorandumi, Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka shprehur falënderimin e tij për bashkëpunimin e realizuar me Ministrinë e Infrastrukturës në fushën e infrastrukturës rrugore, me qëllim të krijimit të kushteve më të përshtatshme për qytetarët.