Drejtori i Bujqësisë në komunën e Klinës , Musa Gashi ,ka thënë se aty ku janë zbatuar këshillat e agronomeve në zbatimin e masave agroteknike rendimentet janë shumë më të larta. Që nga data 26.06.2013 , kane filluar korrjet-shirjet në komunën e Klinës, dhe nga inspektimi i terenit është konstatuar se rendimentet sillen nga 4000-4500 kg/ha, por ka sipërfaqe ku rendimenti arrin mbi 8000 kg/ha te varieteti EXOTIC. Dallimet këtë vit janë të mëdha dhe ndryshojnë nga një ngastër në tjetrën . Sipas drejtorit të Bujqësisë në komunën e Klinës , Musa Gashi ,i cili thotë se aty ku janë zbatuar këshillat e agronomeve në zbatimin e masave agroteknike rendimentet janë shumë më të larta. Edhe pse reshjet e shiut e kanë zgjat afatin e korrje –shirjeve , tani jemi në fazën përfundimtare , ku janë korrë 90% e sipërfaqeve të mbjellura me kultura hamullor në komunën e Klinës. Korrjet –shirjet në këtë komune planifikohen të përfundojnë brenda javës ka thënë Gashi.