Për nder të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Qendrën e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës Zenun Elezaj, u mbajt program kulturo-artistik me këngë e valle.
Programi nisi me hapjen e ekspozitës në Galerinë e Artit, e cila u shpall e hapur nga piktori Idriz Berisha, ndërsa ora letrare u moderua nga poeti Fazli Ferati.
Në manifestim morën pjesë dhe uruan Ditën e Pavarësisë drejtori i DKRS-së, Driton Bardheci, si dhe drejtori i Arsimit, Qemail Sejdiu.
Mbrëmja vazhdoi me koncert festiv në sallën e Qendrën e Kulturës “Jehona e Dukagjinit.
Klina ju uron ,Gëzuar 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!