Dje, në sallën e Kuvendit Komunal Klinë është mbajtur takimi i dytë me radhë i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
Takimin e udhëhoqi nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi – Selmanaj e cila pasi e konfirmoi pjesëmarrjen e komandantit të Policisë, Rajonit në Klinë, Ragim Bytyqi, drejtorit të Arsimit, Qemajl Sejdija dhe anëtarëve e këtij këshilli, prezantoi rendin e ditës, i cili u aprovua nga anëtarët e rregullt.
Kjo mbledhje iu dedikua çështjeve specifike, siç janë: Shqyrtim dhe Miratim i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Siguria dhe analiza e shkaktarëve të vjedhjeve në territorin e komunës së Klinës, mungesa e trotuareve dhe shenjave sinjalizuese në territorin e komunës së Klinës dhe të ndryshme.