Marrëveshja e komunës së Klinës me KFOR-in Italian , me bashkëfinancim në investimin e infrastrukturës së shkollës fillore “Motrat Qiriazi” , ka të bëjë me ndërtimin e nyjave sanitare të kësaj shkolle. Investimet e KFOR-it , janë në vlerë prej shtatë mije euro, ndërsa pjesa tjetër nga komuna e Klinës.
Kryetari i komunës ,z. Sokol Bashota, gjatë kësaj ceremonie është shprehur se : Duke e falënderuar KFOR-in Italian që në vazhdimësi komunën e Klinës e kanë përkrahur me projekte të ndryshme , pra edhe ky investim në këtë shkolle është vazhdimësi e bashkëpunimit të komunës së Klinës me KFOR-in Italian. Këto projekte , ju krijojnë kushte më të mira që ju të fitoni dije me shumë ka thënë Bashota.
Komandanti i MNBG-West-Peja, koloneli Ciro Forteka, thënë se mendoj qe është një shembull shumë i mire i bashkëpunimit mes nesh . Investimet në arsim , infrastrukturë janë gjera që të qojnë përpara dhe është investimi më i mirë për të ardhmen sepse ju jeni e ardhmja e këtij vendi.
Drejtoresh e shkollës fillore, “ Motrat Qiriazi”, znj. Angjelina Kryeziu , e ka falënderuar kryetarin e komunës ,z. Sokol Bashota dhe KFOR-in Italian për këtë investim dhe ka ndarë mirënjohje për komunën e Klinës dhe për KFOR-in Italian.