Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë, është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2023.
Mbledhjen e udhëhoqi Nënkryetarja e Komunës së Klinës, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj dhe të pranishëm ishin drejtori i Arsimit, z. Qemajl Sejdija, Komandanti i Policisë, Rajonit në Klinë, Ragip Bytyqi, anëtarët e këshillit, përfaqësues të KFOR-it, OSBE-së dhe organizatave joqeveritare.
Nënkryetarja Selmanaj së bashku me anëtarët e këshillit, diskutuan mbi këto katër pika të rendit të ditës: Miratim i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, vlerësimi i përgjithshëm i sigurisë në komunën e Klinës, ngritja e vetëdijes nga rreziku i përdorimit të narkotikëve dhe dukuritë tjera negative si dhe të ndryshme.
Ndërsa, Komandanti i Rajonit Policor në Klinë, Ragip Bytyqi, njoftoi këshillin se situata në Komunën e Klinës është e qetë dhe stabile. Ai gjithashtu informoi këshillin lidhur me satistikat nga rajoni për periudhën tremujore.