Në përmbylljen e javës së bibliotekës janë shenuar dy promovime librash ku morën pjesë shumë krijues nga Peja po edhe musafirë tjerë të artit dhe kulturës Klinë 7 nëntor
Në përmbylljen e javës së bibliotekës janë shenuar dy promovime librash ku morën pjesë shumë krijues nga Peja po edhe musafirë tjerë të artit dhe kulturës
Dita e pestë e aktiviteve kulturore që u organizuan nga biblioteka e qytetit ‘’Kongresi i Manastirit’ në shenjë të 100 – vjetorit të kësaj ngjarje më rëndësi të madhe historike u shënua më aktivitete që kishin të bënin me kulturën dhe kryesisht më librin.
Këto aktivitete filluan më debatin mbi librin, ku referuan bibliotekistët nga Klina, Istogu dhe drejtori rajonal i bibliotekave të regjionit të Pejës.
Referuesit potencuan dëmët dhe shkatërrimet që kanë pësuar libri dhe kultura nga pushtuesit e veçanërisht shkatërrimet nga lufta e fundit që pësuan bibliotekat publike po edhe ato private dhe libri në përgjithësi.
Poashtu aktivitetet e kësaj dite vazhduan me dy promovime librash të autorëve klinas.
Drama e krijuesit Ismet Krasniqi ‘’Lindja e Luftëtarit’’ dhe libri i krijueses së re Ediona Haxhaj ‘’ Ta ndjesh jetën ndryshe’’.
Kjo ditë përmbyllëse e aktiviteteve ka shënuar edhe hapjen e ekspozitës me dokumente nga Kongresi i Manastirit, ku janë shfaqur edhe dokumente autentike nga kjo ngjarje më rëndësi të madhe historike dhe kombetare.
Ndërsa në ditën e tretë të aktiviteteve që u zhvilluan biblioteka e qytetit ‘’ Kongresi i Manastirit’’ ka promovuar veprat e krijuesit klinas Mikel Gojani.
Aktivitetet që janë organizuar në shënjë të shenimit të 100 vjetorit të ‘’ Kongresit të Manastirit’’ emrin e të cilit e mbanë edhe biblioteka e qytetit kanë pasë një vazhdimësi ne të gjitha ditët e kësaj jave.
Në ditën e tretë përpos veprimtarinë krijuese të autorit Mikel Gojani është zhvilluar debati mbi librin në shtepinë e Kulturës ‘’Jehona e Dukagjinit’’ ku shumë nga krijuesit dhe studiusit klinas folën për situatën e librit si dhe për veprën dhe krijimtarinë e Mikel Gojanit.
Për veprat ‘’ Traditë dhe bashkëkohësi’’ dhe ‘’ Mëndësi Krijuese’’ folën Prend Buzhala krijues dhe kritik i njohur, si dhe krijuesit Ali Berisha, Luz Përnoka si dhe Vilson Culaj.
Folësit shpalosën vlera e veçanta të veprave të Mikel Gojanit, duke potencuar vlerat e këtyre veprave studiuesi Prend buzhala tha se kemi një përkushtim të veçantë të krijimtarisë pasi që Mikel Gojani në dy veprat e tij përpos autorëve bashkëkohor ju ka përkushtuar studimit dhe rishfletimit të disa autorëve dhe veprave të traditës sonë kombetare si vlera ende të pa hulumtuara sa dhe si duhet, andaj shtoi Buzhala kemi përpara vepra të cilat shtojnë jo vetëm opusin letrar të Mikel Gojanit po edhte të letërsisë dhe kulturës sonë.
Edhe krijuesit Ali Berisha , Luz Përnoka dhe Vilson Culaj prezentuan vlerat dhe veçoritë e librave të Mikel Gojanit.
Drejtori i bibliotekës së qytetit z.Prend Buzhala shtoi se edhe dy e javës do të vazhdohet me aktivitetet kulturore në shenjë të shenimit të 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit ku do të ketë edhe prezentime të reja po edhe promovime të reja.
Zyra për inf. Pranë KK-së Klinë