Përmirësimi i cilësisë së jetës mbetet objektiv dhe destinim i shumë projekteve të paraparë për realizim në kohë sa me të shpejt. Përmirësimi i cilësisë së jetës mbetet objektiv dhe destinim i shumë projekteve të paraparë për realizim në kohë sa me të shpejt.
Me ketë objektiv janë destinuar shumë nga projektet në infrastrukturën rrugore si dhe në infrastrukturën e cila çdo ditë e më shumë merr investimet kapitale si dhe shumicën e mjeteve që janë të paraparë për investime publike.
Këto invetime janë paraprijëse të një zhvillimi dhe te një qarkullimi me të lirë dhe me cilësor.
Disa nga rrugët që janë në përfundim të punimeve në komunën e Klinës janë ;
Rruga e fshatit Sferrkë në brendi të fshatit më gjatësi prej 2 km.
Rruga e fshatit Qeskovë që lidh regjionin e Lugut të Baranit më pjesën tjetër të Dukagjinit dhe magjistralen e Prishtinës.
Rrugët e fshatrave Çabiç, Rigjevë-Siqevë, Gllarevë-Përçevë, Rruga e fshatit Jelloc.
Rruga e fshatit kërrnicë si dhe projektet tjera që kanë të bejën me infrastrukturën rregullimin e rrjetit të ujësjellësit të disa fshatrave, rregullimin e rrjeteve elektrike nepër disa bashkësi locale etj.
Rrugët e Kpuzit, Siqevës dhe Kërrnicës të cilat janë në proces të përfundimit të punëve në ni gjatësi prej 8.9, kapin vlerën rreth 700 mijë euro, mjete këto të Ministrisë së Transportit dhe Postelekomunikacionit, KK-së dhe komunitetit.
Ndërsa për rrugën Shtaricë –Siqevë e gjatë 2.5 km janë investuar 177 mijë e 242 euro dhe ato 18. 500 komuniteti, 91. 742 komuna dhe 67 mijë MTTP-ja. Punimet në ketë rrugë është duke i kryer firma vendore nga Klina “ Benita Compani”. Është duke e asfaltuar edhe rruga Pograzhë-Kerrnicë e gjatë 2 km për të cilën janë investuar 123. 788 euro nga komuna dhe MTTP-ja ndërsa punimet është duke i kryer firma “ Graniti Com” nga Skenderaj.
Së fundi është duke u realizuar edhe ëndrra e kamotshme e banorëve të fshatit Kpuz të Klinës, fshat ky që kufizohet me fshatrat e territorit të Komunës së Gjakovës i cili asnjëherë në histori ska pasur rrugë të asfaltuar dhe rruga lokale ka qenë shumë e dëmtuar. Për ketë rrugë, janë investuar 396 mijë euro, mjete këto komunës, komunitetit dhe MTTP-së. Punimet në ketë rrugë të gjatë 4.4 km i ka kryera firma “ Mirusha”. Sokol Bashota, kryetar i Komunës së Klinës, thotë se angazhimet e pushtetit lokal të Klinës, janë të gjithanshme dhe me ketë po krijojmë lehtësi në lëvizjen e qytetarëve.
Shumë banorë thonë se tashme është bërë shumë me e lehtë lëvizja e tyre në rrugë dhe falënderon Ministrinë e Transportit dhe Komunën pa lënë anash as komunitetin që kanë investuar në asfaltimin e këtyre rrugëve te cilat kanë qenë në strategjinë zhvillimore të KK-së për disa vite rresht. Është asfaltuar edhe rruga rajonale që lidh komunën e Klinës me atë të Pejës, Qeskovë-Napolje që është ndër rrugët me të rëndësishme në rajonin e Dukagjinit. Kjo rrugë është e gjatë 2 km e në të cilën janë investuar rreth 400 mijë euro. Ismet Berisha, thotë se falë këtij investimi qarkullimi me fshatrat e komunës së Pejës është shumë me i lehtë.
Zyra për inf.pranë KK-së Klinë