Projekti për ndërtimin të shkollës fillore “Isa Boletini” me vlerë afro 400 mijë €, ndahet në tri faza, ku financon komuna e Klinës, ministria e Arsimit dhe qyteti i Bolzanos- Itali. Në fazën e parë ministria e Arsimit ka financuar me 80 mijë €, ndërsa komuna 72 mijë €. Në vitin 2013, faza e dytë do të ndahen këto fonde : Komuna 80 mijë €, ministria e Arsimit 70 mijë € dhe 100 mijë € qyteti i Bolzanos . Ndërsa, faza e tretë qyteti i Bolzanos do të ndaj 100 mijë € ,ku dhe parashihet të përfundoj projekti ka thënë Naim Musliu – drejtori i shkollës fillore “Isa Boletini” në fshatin Drenovc.
Është nënshkruar marrëveshja nga ministria e Arsimit dhe komuna e Klinës për projektin e ndërtimit të shkollës fillore “Isa Boletini” në fshatin Drenovc, projekt që ndahet në tri faza dhe që investon ministria e Arsimit, komuna e Klinës dhe donacion nga shteti Italian, përkatësisht krahina e Trentinas -qyteti i Bolzano.
Gjatë ceremonisë së inaugurimit të gurë themelit të shkollës “Isa Boletini” kryetari i komunës Sokol Bashota është shprehur se: Qytetarët e fshatit Drenovc i përgëzoj për këtë projekt me vlerë. Ndërtimi i kësaj shkolle do te krijohen kushte në ngritjen e cilësisë të mësimdhënies. Duke e falënderuar Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe ministrin e Arsimit për mbështetjen e fuqishme të këtij projekti, si dhe qytetin e Bolzanos të cilët si rezultat i angazhimit të tyre na u krijua kjo mundësi e ndërtimit të kësaj shkolle me vlera të mëdha të investimit ka thënë Bashota.
Ndërsa , drejtori i shkollës fillore “Isa Boletini” të fshatit Drenovc-Naim Musliu ka thënë se: Kemi filluar realizimin e një projekti shumë të rëndësishëm për nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle si një dhuratë në 79 vjetorin e punës së saj. Arsimi është njëra ndër shtyllat kryesore të shtetit , ndërsa arsimi fillor është themeli i arsimimit në përgjithësi , prandaj investimi në arsim do te thotë ngritja e cilësisë , ngritja e cilësisë në arsim do te thotë një ardhme e ndritur prosperuese, edukuese e arsimit në Kosovë . Fal angazhimit të kryetarit të komunës Sokol Bashota, ministrisë së Arsimit dhe qyteti i Bolzanos nga Italia, investimi që po behet për këtë shkolle është detyrim për ne që në të ardhmen të punojmë me vullnet edhe më të madh me suksese edhe më të mëdha është shprehur drejtori i shkollës Naim Musliu.