Nën shoqërimin e Ministrit te Infrastrukturës, Pal Leka, i pari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, vizituan fshatin Përçevë më rastin e inaugurimit të punimeve për asfaltimin e rrugës Përçevë – Sferkë.

“Ky projekt konsiderohet si njëri nga projektet më të rëndësishme i cili lidh fshatrat Volljakë, Qupevë e Epërm, Dush, Sferkë e Përçevë duke krijuar kështu edhe qasje më të lehtë në magjistralen Prishtinë – Pejë. Këto lidhje do të mundësojnë edhe zhvillimin rural të kësaj zone”, është shprehur Elezaj.
Edhe Ministri Lekaj premtoi se edhe projektet të tjera të kësaj rëndësie do të realizohen në të ardhmen në Klinë.
MIRUSHA COMPANY nga Klina është kompania e cila ka nënshkruar kontratën për kryerjen e punimeve në afat prej119 ditë. Kjo rrugë është e gjatë rreth 4 kilometra dhe në vlerë prej 311.676, 30€ në bashkëfinancim më Ministrinë e Infrastrukturës.