Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka shpall epideminë e gripit sezonal. Menjëherë pas kësaj Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka marrë masat e duhura. Drejtori i Shëndetësisë, Hekuran Sejdiu, tregon se përmes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale janë ndërmarrë gjitha hapat për të qenë sa me efikas në menaxhimin e kësaj epidemie të gripit, në mënyrë qe të kalohet sa më lehtë.
Në muajin JANAR 2018 janë raportuar gjithsej 596 raste të sëmundjeve ngjitëse, prej tyre 368 raste ILI (gripi sezonal), por duke pasur parasysh rastet e vetë trajtimit shtëpiak, mos raportimi i plotë etj, ky numër mund të jetë shumë më i lartë.
Objektivat:
-Takimi me stafin profesional të QKMF-së, në mënyrë qe raportimi i sëmundjeve ngjitëse të jetë sa me i plotë
-Rekomandimet e IKSHP të përcjellën më kujdes të shtuar
-Pjesëmarrja në takimet regjionale te iniciuara nga IKSHP dega në Pejë etj
-Kapacitete plotësuese profesionale, ekipe të veçanta
-Aktivitete parandaluese, broshura, radio etj.
KOMUNIKATA E PLOTË E IKSHP-SË PËR GRIPIN SEZONAL
Gjatë javës së pestë të vitit 2018, në Kosovë janë raportuar 6.451 raste të gripit (Incidenca=353,7 /100.000), që paraqet rritje prej 55.5% krahasuar me javën e kaluar, derisa krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi rritje të numrit të përgjithshëm të rasteve.
Në laboratorin e Qendrës kombëtare të gripit-IKSHPK deri më 07 shkurt 2018 janë testuar gjithsej 322 mostra për tipizim dhe subtipizim në grip. Prej tyre 165 ose 51 % kanë rezultuar pozitive në Influencë, prej të cilave 66 mostra janë pozitive në Influencën A (1 rast A(H1) dhe 99 në Influencën B (48 raste janë B subtipi Yamagata).
Në bazë të situatës aktuale Instituti Kombëtar konstaton se:
Kemi të bëjmë me epidemi të gripit sezonal.
Rekomandimet e gjertanishme të Institutit Kombëtar mbeten në fuqi dhe vlejnë për tërë territorin e Republikës së Kosovës duke ritheksuar edhe njëherë masat e domosdoshme në të gjitha institucionet shëndetësore.
Ministrin e MASHT që të njohtojnë të gjitha institucionet parashkollore, fillore dhe të mesme (publike dhe private) se të gjithë fëmijët dhe nxënësit me shenja dhe simptoma të gripit (Temperaturë e lartë, lodhje, rrjedhje të hundëve, dhimbje fyti, kollë, barkqitje dhe vjellje, dhimbje koke, barku e muskujsh) t’i shmangen kontaktit me nxënës të shëndoshë dhe të qëndrojnë në shtëpi duke iu përmbajtur rekomandimeve të mjekut.
Keto janë shenjat e zakonshme të gripit sezonal edhe për të rriturit!
Instituti Kombëtar tashmë ka dhënë rekomandime të duhura profesionale që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambient të ftohtë, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorim sa më shume lëngje të nxehta dhe vitamina.
Të gjithë personat që ndjehen të sëmurë duhet të paraqiten sa më herët te mjeku familiar për të parandaluar komplikimet.
Paraqitja e sëmundjes nga mjeku është e obliguar me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse nr. 02-L-109 andaj të gjitha institucionet shëndetësore kanë obligim që ta paraqesin sëmundjen në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Si të mbrohemi nga Gripi sezonal
Gripi sezonal
Gripi sezonal është një infeksion akut viral. Transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpiklave gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe ne menyre indirekt me prekjen e objekteve të kontaminuara me virusin e gripit sezonal.
Për sa kohë një person i sëmurë e përhap gripin tek të tjerët?
Personi i infektuar me virusin e gripit mund të jetë infektues për të tjerët, 1 ditë para se të sëmuret dhe 5 ditë pas shenjave të gripit. Tek fëmijët, apo personat me imunitet të ulur, periudha e infektimit mund të jetë pak më e gjatë.
Kush rrezikohet nga gripi sezonal?
Çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit sezonal dhe ta përhapë atë tek të tjerët. Por disa njerëz janë në rrezik më të madh për t’u infektuar me virusin e gripit sezonal si:
Fëmijët e vegjël nën 5 vjeç, sidomos deri në 2 vjeç
• Njerëzit 65 vjeç e sipër
• Gratë shtatëzëna.
• Njerëzit me sëmundje kronike.
Shenjat paralajmëruese për emergjencë.
Duhet të dini se sëmundja zakonisht zgjat rreth një javë POR drejtohuni menjëherë tek mjeku nëse:
Fëmijët shfaqin:
• Frymëmarrje te shpejtë, ose probleme me frymëmarrjen
• Ndryshim të ngjyrës së lëkurës
• Nuk konsumojnë mjaftueshëme lëngje
• Kanë ethe me një skuqje të lëkurës
• Fortësim te qafës
Të rriturit shfaqin:
• Vështirësi në frymëmarrje apo gulçim
• Dhimbje apo presion në gjoks apo bark
• Marramendje të papritur
• Konfuzion mendor
• Të vjella të vazhdueshme
Si të mbrohemi nga virusi i gripit sezonal?
Ju rekomandojmë tre hapa për të luftuar gripin: vaksinimin, masat e përditshme parandaluese, dhe trajtimi me barna antivirale nëse mjeku i rekomandon.
I. VAKSINIMI
Vaksinimi mbron vetë personin dhe ndihmon në parandalimin e përhapjen se gripit.
• Vaksinimi kundër gripit bëhet në muajt tetor – dhjetor.
• Efekti i vaksinës fillon 1 deri 2 javë pas marrjes
• vaksina aplikohet në pjesën e sipërme të krahut.
Vaksina kundër virusit të gripit i rekomandohet sidomos :
• Fëmijëve mbi 6 muaj
• Personave mbi 50 vjeç
• Personave me rrezik më të lartë
• Personelit shëndetësor
• Grave shtatëzëna
• Personat kujdestarë si edukatoret e çerdheve, kopshteve, kujdestarët e te moshuarëve.
Vaksina kundër virusit të gripit nuk i rekomandohet :
• Personave që kanë alergji në vezë
• Gjendje akute me temperaturë
• Fëmijët nën 6 muaj
Masat e përditshme që ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit sezonal
• Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini me faculetë.
• Lani duart shpesh me sapun dhe ujë ose përdorni desinfektues.
• Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës.
• Përpiquni të shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit e sëmurë.
• Ushqehuni shëndetshëm
• Bëni aktivitet fizik
• Bëni gjumë të mjaftueshëm.
• Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku banoni
Konsultohuni me mjekun për mjekimin me barna kundër gripit Barnat kundër gripit nuk kanë efekt parandalues, por mjekues. Ato përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe duhen të merren brenda 48 orëve nga fillimi i sëmundjes.
Nëse jeni të sëmurë me grip :
• Qëndroni në shtëpi.
• Qëndroni veç nga të tjerët
• Pushoni dhe përdorni lëngje me shumicë
• Mbuloni gojën dhe hundën me faculetë kur kolliteni apo teshtini
• Lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kollitje apo teshtimi
• Informoni familjarët dhe miqtë tuaj për sëmundjen tuaj
• Evitoni kontaktet me njerëzit