Në nderim të figurës së shquar “ Ndue Përlleshi”, kreu i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj sot ka bërë homazhe para lapidarit të heroit tonë kombëtarë në Klinë, me rastin e 69 vjetorit të vdekjes së tij.

Elezaj, duke folur për vlerat dhe virtytet e heroit kombëtar Ndue Përlleshi, theksoi se ishte shembull për të gjithë ata që besuan në lirinë e këtij vendi dhe se e ardhshmja jonë ka perspektivë vetëm duke respektuar të kaluarën, të gjithë ata që kanë rënë në mënyra dhe vende të ndryshme për pavarësinë e tokave shqiptare.