Në kuadër të aktiviteteve për “ Epopenë e UÇK-së”, në Klinë, homazhe nderimi për dëshmorët dhe martirët e kombit

“Me aktin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mundi frikën, me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë.
Sot mbarë shqiptarët përkulen me nderimin më të madh para veprës së kryeheroit të kombit, komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij. Lavdi e nder të gjithë atyre që ranë për lirinë e këtij vendi”, ka thënë me këtë rast, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj.
