Këshilli Komunal për Sigurinë e Bashkësive në takimin e radhës potencon situatën e mirë të sigurisë Këshilli Komunal për Sigurinë e Bashkësive në takimin e radhës potencon situatën e mirë të sigurisë
Klinë 24 nëntor
Në prezentimin e situtës së sigurisë në komunën e Klinës takimi i radhës së Këshillit Komunal për Sigurinë e Bashkësive shfaqi një pajtueshmëri të të gjithë pjesëmarrësve se situata e sigurisë së bashkësive në komunën e Klinës është gjithnjë e më stabile dhe pa probleme të theksuara që mund të cenojnë sigurinë në komunë dhe qarkullimin e lirë.
Nënkryetari i KK-së Ramiz Rrusta tha se kemi një situatë stabile të sigurisë, ditën që lamë pasë janë shenuar disa raste të aksidenteve ku për fat të mirë nuk kemi humbje të jetëve, ndërsa të premten e kaluar kemi pasë dy shtëpi të djegura në fshatin Kpuz, por pa viktima në njërëz.
Ndërsa gjendja e sigurisë së bashkësive është e mirë dhe nuk ka raste për tu cekur që mund të kenë prishur rendin dhe qetësinë besoj se ky është edhe një konstatim i të gjithë atyre që janë dëshmitarë të kësaj situate e cila çdo ditë ka progres sa i përket lëvizjes dhe qarkullimit të lirë tha nënkryetari Ramiz Rrusta.
Në rastin e shtëpivë në fshatin Këpuz janë marrë masat nga zjarrëfikësit edhe nga KFOR-i të cilët kanë berë të mundur të lokalizojnë zjarret dhe të shuajnë për të mos pasë pasoja edhe me të mëdha në demë u shpreh Rrusta.
Edhe fjala e përfaqësuesit të stacionit policor të Klinës, policit Halil Bimbashi veçoi rastet të cilat i potencoi edhe nënkryetari si aksidente që shenuan ditët që lamë pas, këto ishin aksidente komunikacioni si dhe rasti i djegjës së shtepive në fshatin Këpuz.
Takimi potencoi edhe njëherë gjendjen e sigurisë si stabile dhe lëvizjen e lirë të të gjitha komuniteteve pa probleme, me ketë u pajtuan edhe përfqaësuesit e KFOR-it, të OSBE-së dhe pjesëtarët tjerë të Këshillit Komunal për Sigurinë e Bashkësive.
Zyra për inf. Pranë KK-së Klinë