Klubi i shkrimtarëve “Vorea Ujko”- Klinë ,lidhja e poetëve, shkrimtarëve dhe artistëve ndërkombëtar “Pegasi Albania” – Kosova, dega në Klinë, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport
Ftesë
Ju ftojmë të merrni pjesë në manifestimin letrar i cili do të mbahet me rastin e 8-të vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Gjatë këtij manifestimi do të promovohen veprat e autoreve : Alban Raci, Ismet Krasniqi, Prend Buzhala, Idriz Berisha, Vilson Culaj, Monika Palushi etj.
Këto asociacione shënojnë edhe 65-së vjetorin e lindjes së shkrimtarit , njeriut të kulturës Gjon Gjergjaj.
Manifestimi letrar mbahet me 15.02.2016, në sallën e Asamblesë Komunale , në ora 11:00.