Dridhjet e mëdha të shkaktuara nga tërmeti që epiqendra ishte në rajonin e Istog, shkaktoi panik të madhe në komunën e Klinës. Fatmirësisht nuk ka pas te lënduar,por intensiteti i lartë i dridhjeve shkaktoi frikë te qytetarët e kësaj komune duke dal menjë
Dridhjet e mëdha të shkaktuara nga tërmeti që epiqendra ishte në rajonin e Istog, shkaktoi panik të madhe në komunën e Klinës. Fatmirësisht nuk ka pas te lënduar,por intensiteti i lartë i dridhjeve shkaktoi frikë te qytetarët e kësaj komune duke dal menjëherë nga banesat dhe shtëpitë e tyre,po ashtu edhe shkollat në këtë komunë kanë ndërpre punën menjëherë.
Sipas Drejtorit për Shërbime Publike,Esat Raci,ku thotë që nuk kemi njoftime për dëme të mëdha,normal që paniku ka qenë i madh, sidomos te fëmijët në shkolla, kemi njoftime për disa shtëpi që kanë qarje të mureve .Po ashtu edhe shkollat në këtë komunë kanë informuar se kanë qarje të mureve,si në shkollat e Jashanicës,Siqevës, pastaj shkolla fillore “Ismet Raci”,dhe shkolla e mesme “Luigj Gurakuqi”,kanë disa qarje të mureve. Kjo drejtori ka formuar komisionin për vlerësime të dëmeve materiale në raste të fatkeqësive natyrore. Ky komision përbëhet prej pesë anëtareve dhe nga dita e nesërme do të dalin në teren,ku në radhë të parë do të vizitohen shkollat, në rast të përsëritjes që të merren hapat konkret për strehimin e qytetarëve.
Sipas, Zëvendësdrejtorit të shkollës fillore “Ismet Raci”,në Klinë,Hysni Raci, tha se ka qenë tension i papritur për të gjithë,por fatmirësisht nuk kemi pas të lënduar,duke ju falënderuar të gjithë mësimdhënësve në këtë shkollë. Normal që është krijuar një panik,por menjëherë i kemi tërheqë fëmijët nga shkolla,pa asnjë lëndim përveç frikës,duhet theksuar që ka ndikuar edhe trajnimi i zjarrëfiksave që e kanë bërë në këtë shkollë para katër muajve,në rast të ndonjë rreziku. Në ndërrimin e pasdites kjo shkolle ka gjithsej 700 nxënës që vijojnë mësimin dhe duhet cekur se menjëherë kane ardhur shërbimi policor,që ta konfirmojnë gjendjen për së afërmi. Sot mësimi po zhvillohet normalisht,dhe gjatë orëve të para e kemi marr për obligim secili mësimdhënës t’i informojë nxënësit rreth tërmeteve.
Drejtoria e Shëndetësisë,ka informuar se gjithsej kanë kërkuar ndihmë 32 pacientë,ku 23 prej tyre kanë qenë nxënës të shkollës së mesme. Një nxënës është dërguar për ne spitalin rajonal të Pejës,për shkak të lëndimit të dorës(thyrje), dhe një tjetër që i është dhënë ndihma në QKMF,në Klinë,ka pasur lëndime të dorës që i janë shkaktuar nga xhamat e dritareve të shkollës. Të tjerët kanë qenë të alivanosur dhe janë trajnuar të gjithë në QKMF-“Nëna Tereze”,në Klinë.