Komisioni komunal për riintegrimin e personave të riatdhesuar në komunën e Klinës sot ka mbajtur takimin e parë. Ky komision vlerëson nevojat e personave të riatdhesuar lidhur më qasjen ne regjistrat e gjendjes civile, pajisjen me dokumente, arsim, trajtim psiko – social etj.
Kryesuesi i këtij komisioni, njëherësh drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Klinë, Dr. Hekuran Sejdiu së bashku më anëtarët e tjerë të këtij komisioni, deklaruan se do të merren masa konkrete për të demonstruar përkushtimin e tyre për përmirësimin e kushteve dhe integrimin e këtyre personave në shoqëri.
“Për çdo rast të riatdhesimit do të veprohet konform rregulloreve dhe ligjit të cilat janë përcaktuar nga institucionet qendrore për strehimin dhe sigurinë e tyre”, ka theksuar Sejdiu.