Filluan punimet e projektit për renovimin e shkollës fillore “Emin Duraku”në fshatin Volljak, financuar nga KFOR-i Italian. Kostoja e këtij projekti është 17 mijë euro,dhe kompania përfituese është “Bashkimi” nga Deçani.
Filluan punimet e projektit për renovimin e shkollës fillore “Emin Duraku”në fshatin Volljak, financuar nga KFOR-i Italian. Kostoja e këtij projekti është 17 mijë euro,dhe kompania përfituese është “Bashkimi” nga Deçani.
Nënkryetari i komunës, Zenun Zeqa, tha se e vlerësojmë punën tuaj, duke ju falënderuar në emër të kryetarit të komunës, Sokol Bashota dhe në emër tim për ketë projekt të rëndësishëm të kësaj shkolle. Jemi mirënjohës për KFOR-in Italian që po realizon projekte në komunën e Klinës. Është një koordinim i shkëlqyer në mes të komunës dhe KFOR-it.
Nënkoloneli, Xhuzepe Fontana i kontingjentit italian tha se sot do të bëjmë dorëzimin e fillimit të punimeve, të dyshemesë së shkollës fillore “Emin Duraku”, në fshatin Volljak. Kërkesa është bere nga komuna e Klinës, në vitin 2009,dhe duke e pare që është e nevojshme që të behet ky renovim, kemi kërkuar financimin nga populli italian që të fillojnë punimet në këtë shkollë, gjithmonë në bashkëpunim me komunën e Klinës . Punimet do të përfundojnë sa me shpejt, që fëmijët të fillojnë mësimin në mënyrë normale. Mendoj qe është e rëndësishme për zhvillim e një kombi që të jenë dy element themelor,puna dhe edukimi dhe ne me një i kemi realizuar këto të dyja.
Në emër të fshatit Volljak, ju falënderoj shume për investimin që po e bëni në këtë shkolle, për një edukim sa me te mire të brezit të ri tha përfaqësuesi i fshatit Volljak,njëherë edhe drejtori shkollës së mesme teknike në Klinë, Xhevdet Berisha.