Kreu i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, me bashkëpunëtorë, kanë vizituar sot fshatin Deiç të Komunës së Klinës me rastin e përurimit të fillimit të punimeve për asfaltimin e rrugëve lokale.
Kryetari Elezaj, gjatë përurimit, u shpreh se ky investim është përgjigje e shumë kërkesave nga ana e banorëve dhe ne si qeverisje jemi të përkushtuar në ndërtimin dhe modernizimin e infrastrukturës rrugore aty ku është e nevojshme.
Aktualisht në fshatin Deiç janë duke u përgatitur për asfaltim gjithsej 2.400 metra rrugë, që do të kushtojnë rreth 24 mijë euro. Punëkryersi i kontraktuar për implementimin e këtij projekti është MIRUSHA COMPANY nga Klina në afat prej 40 ditë pune.