Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, me bashkëpunëtorë, u prit sot nga banorët e fshatit Gjurgjevik i Madh, ku mori pjesë në fillimin e punimëve të rrjetit të kanalizimit.
Ky projekt kap shifrën 44.159,52€, në gjatësi prej 3.142 metra. Plani dinamik është 59 ditë pune, dhe do të implementohet nga kompania “Alticom”.
Kryetari Elezaj në këtë takim foli për nevojën e domosdoshme të këtij projekti dhe siguroj që do të krijohen kushte sa më të mira për banorët e këtij lokaliteti.