Në Dobërdol ka filluar puna për ndërtimin e rrethojave të varrezave të fshatit, një projekt ky i financuar nga komuna e Klinës që ka një vlerë prej 130 000 euro.
Sot, kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr.
Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Qendrim Millaku, bashkëpunëtorë të komunës dhe qytetarë, kanë parë nga afër punimet, ku operatori ekonomik po vazhdon punën duke respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për orarin e punës.
“Kjo është një kërkesë e banorëve e dalë edhe nga dëgjimet buxhetore me qytetarë, e planifikuar në bashkëpunim me Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Emergjente dhe që tashmë po realizohet.
Ky është një projekt dyvjeçar dhe në kuadër të të cilit është planifikuar ndërtimi i rrethojave të varrezave edhe në fshatrat Ujmirë, Zajm, Sferkë dhe Gllarevë” – ka thënë Elezaj.




