Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Enver Berisha, sot kanë inspektuar punimet e fazës së dytë të projektit për ndërtimin e stacionit të autobusëve në Klinë, një premtim që tashmë është përmbushur.
“Në këtë fazë të projektit, e cila ka një vlerë prej afër 85 mijë euro, do të bëhet vendosja e konstruksionit të kulmit për mbulimin e peronave të autobusëve dhe punime tjera të nevojshme për kompletimin e këtij projekti aq të nevojshëm për qytetarët e Klinës.” – ka thënë Elezaj.