Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, sot kanë filluar aktivitete për shënimin e 18 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmoreve të Klinës, me ndarjen e çmimeve dhe mirënjohjeve për fituesit e garave në matematikë dhe gjuhë shqipe, si dhe mirënjohje për nxënësit e dalluar të komunës sonë, pjesëmarrës në gara kombëtare e ndërkombëtare të organizuara për nder të kësaj dite.
Mirënjohje e veçantë është ndarë edhe për z. Ragip Kryeziu, si qytetar aktiv për kujdes ndaj mjedisit.




