Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Qendrim Millaku, kanë vizituar fshatin Gllarevë për të parë nga afër fillimin e punimeve në projektin e ndërtimit të impiantit të ujërave të zeza, projekt shumë i nevojshëm dhe i rëndësishëm, i cili është investim nga buxheti komunal dhe ka një kosto prej 245 996 euro.
“Ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Gllarevë ka qenë një nga premtimet e mia elektorale për realizimin e të cilit tashmë kemi filluar punën dhe do të përmbushet brenda një kohe të shkurtër.
Në kuadër të këtij projekti kemi planifikuar edhe shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në gjatësi prej 1500 metrave, ndërsa projekte të tilla kemi premtuar edhe në fshatra tjerë dhe realizimi i tyre do të bëhet në të ardhmen e afërt.” – ka thënë Elezaj gjatë kësaj vizite.




