Pas përgatitjeve paraprake në nivelizimin dhe tamponimin e sipërfaqes rrugore, sot filloi faza finale të asfaltimit të rrugës lokale Shtaricë – Ujmirë.

Asfaltimi i kësaj rruge ishte njëra nga kërkesat e kamotshme e banorëve të këtyre lokaliteteve, pasi kjo rrugë ka rëndësi të veçantë, ekonomike etj.
Kryetari Elezaj, po ashtu, edhe drejtori Marleku, u shprehen të kënaqur me punimet që po zhvillohen në këtë rrugë dhe shpresojnë se ky investim që bëhet nga buxheti i Komunës do kontribuojë për të lidhur fshatrat e këtij lokaliteti mjaft të gjerë me një infrastrukturë të rregulluar, ku qytetarëve të kësaj ane do t’u mundësohet të lëvizin në mënyrë më të lirshme.
“Jam shumë i lumtur që sot po realizoj, njërën prej kërkesave më të rëndësishme të banorëve të Ujmirit dhe uroj që kjo rrugë, të jetë në shërbimin e kësaj popullate dhe më gjerë, pasi ky njëherësh edhe është qëllimi ynë si institucion, që qytetarëve tanë t’iu ofrojmë kushte sa më të mira për jetë”, ka thënë kryetari Elezaj me këtë rast.