Plani rregullues urban i qytetit të Klinës
Në takimin me publikun, të organizuar nga përfaqësuesit e studios së planifikimit dhe dizajnit “Urban Plus”, është diskutuar për “ Planin rregullues urban të qytetit të Klinës”. Ky takim është organizuar për qytetaret që të shprehin kërkesat e tyre, ku ata mendojnë që të ketë përmirësime ka thënë përfaqësues i studios së planifikimit dhe dizajnit “Urban Plus”, Ilir Gjinolli. Plani është hartuar në vitin 2006 dhe ne do të diskutojmë për zonat që përfshihen në këtë plan ,se çka është plani rregullues urban , synimet e planit rregullues urban dhe si të arrihet deri te synimet. Plani rregullues urban është bazë ligjore për dhënie të lejes për ndërtim për trajtimin e objekteve egzituese, rikonstruktim,nivelizim,ndërtimin e ri,rrënimin, si dhe bazë për ndërtimin e rrjetit të infrastrukturës rrugore,ujësjellësit, kanalizimit dhe ngrohjes. Synim për planit rregullues urban është rregullimi i hapësirës publike, ngritja e nivelit të banimit. Pjesëmarrja e qytetareve në proces dhe pronarët e patundshmërisë ,biznesit,organizatat që përfaqësojnë interesa të ndryshme mund të arrihet synimi i planit rregullues ka thënë Gjinolli.
Ndërsa nga ana e qytetareve fjalën e ka marr Labinot Krasniqi ku është shprehur se, prezantimi është pak i shpejte dhe i pakapshëm , dhe se në qytetin e Klinës mungojnë hapësirat e parkingut dhe parqeve. Po ashtu, edhe Mrika Palucaj, është shprehur se mungesa e parkingjeve po na shkakton probleme edhe ne komunikacion. Ndërsa , Bardhec Prenaj, është shprehur se nuk mund të flasim deri sa s’kemi plan urban detal.
Përfaqësuesi i “Urban Puls”,Ilir Gjinolli është shprehur i kënaqur nga ana e qytetareve duke thënë se : Po me vjen mire që sot diskutuam për pronën në përgjithësi , për planin urban të qytetit dhe jo për pronën e vet , sikurse ne disa debate në qytete tjera ku qytetaret ku interesimi ka qenë me shumë te prona private.